“Ronaldo është më i mirë se Messi, fitimi i Europianit është më i vështirë se Kupa e Botës”

Gazetari spanjoll Alvaro Morales beson se Lionel Messi nuk arriti të kapërcejë rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo në luftën për titullin e lojtarit më të mirë në histori.

“Messi fitoi një Botëror dhe tani ai quhet më i miri. Pele thjesht do të qeshte me të dëgjuar një deklaratë të tillë, sepse ai e fitoi Kupën e Botës tre herë. Messi dështoi në këtë drejtim, sepse e ka fituar vetëm një herë. Cristiano Ronaldo është ende lojtari më i mirë në histori. Fitimi i Europianit është më i vështirë se Kupa e Botës. Cristiano gjithashtu ka më shumë fitore në Champions League”, tha ai për Barca Universal Morales.

Kujtojmë, më herët kishte zëra se Ronaldo dëshiron të marrë pjesë në Botërorin 2026. /G.D albeu.com/


Shtuar 21.12.2022 17:37