Basketbollistja amerikane Brittney Griner, e arrestuar që në shkurt të këtij viti nga policia ruse, është lënë sot e lirë. Lajmin e konfirmoi vetë presidenti amerikan Joe Biden, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Griner u arrestua dhe më pas dënua me 9 vite burg me akuzën e trafikimit dhe mbatjes së substancave të ndaluara. Asaj iu gjet në aeroportin e Moskës vaj kanabisi, që e përdorte për mjekim me recetë. Griner luante me ekipin rus të Ekaterinburg.
“Pak momente më parë bisedova me Brittney Griner. Ajo është e lirë. Është në një avion dhe është duke udhëtuar për në shtëpi”, u shpreh Joe Biden.
Griner
Mësohet se ajo është lënë e lirë në shkëmbim të burgosurve rusë që mbaheshin në Amerikë. Basketbollistja shtatlartë amerikane u dënua nga gjykata ruse me 9 vite burg, ndërkohë që prej disa javësh ishte dërguar në një burg të sigurisë së lartë, larg Moskës.