I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 20 vjeçari në pikën kufitare Qafë Botë

Policia ka arrestuar ditën e sotme një shtetas në doganën Qafë Botë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.L 20 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

– A. L., 20 vjeç, banues në Mamurras, Lezhë.

Shtetasi i mësipërm është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, pasi në bazë të analizës së riskut dhe gjatë verifikimeve të kryera në sistem, 20-vjeçari A. L., rezultoi shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, si autor i dyshuar i tre vjedhjeve, të kryera më datë 08.11.2022.

Konkretisht në fshatin Voskop, Korçë, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vjedhur në dyqanin ushqimor të shtetasit B. L., një sasi të vogël parash, pije alkoolike dhe steka me cigare. Gjithashtu, edhe në fshatin Goskovë, Korçë, ku kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., disa bizhuteri dhe vegla pune, si dhe kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit G. K.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë të tij, të implikuar në këto ngjarje.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. J., 47 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në Pogradec, u kap duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com