Futbollisti i madh izraelit pre e grabitësve, i dhunojnë familjen dhe i marrin sendet me vlerë (FOTO LAJM)

Një tjetër futbollist bie viktimë e grabitësve. Familja e Eran Zahavit të PSV Eindhoven ka përjetuar çaste që kemi parë vetëm nëpër filma. Ndërsa sulmuesi po përgatitej për ndeshjen ndaj Willem, merr lajmin se shtëpia e tij është bastisur nga dy persona, të cilët kanë kërcënuar familjen e tij.

33-vjeçari izraelit ka braktisur menjëherë skuadrën për të qëndruar pranë familjes, pas ngjarjes, e cila ka ndodhur të dielën rreth ores 14:40, sipas policies. Dy grabitësit, ku njëri i veshur si postier i ka rënë ziles, ndërkohë që gruaja e Zahavit ka hapur derën, grabitësit e kanë shtyrë dhe nën kërcënimin e armëve, e kanë lidhur bashkë me 4 fëmijët saj.

Grabitësit, të cilët sipas polisicë dyshohet të jenë rreth moshën 20-23 vjeç, pasi kanë marrë të gjitha sendet me vlerë dhe para ‘cash’, janë larguar me shpejtësi nga shëtpia e futbollistit që ndodhet në Arenborg.

Zahavi kërkoi përmes një mesazhi që të respektohet privatësia e familjes dhe i falenderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse, ndërsa policia saktësoi se asnjë prej familjarëve të lojtarit


Shtuar 10.05.2021 14:48

Tags: , ,