Trajneri i përfaqësueses suedeze, Graham Potter, shpalli të mërkurën 25 lojtarët e thirrur për takimet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Mes tyre është edhe futbollisti shqiptar Besfort Zeneli, i cili luan për skuadrën belge Union St. Gillosie.
Grumbullimi i Suedisë për dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në këtë garë nis zyrtarisht të hënën. Më 14 nëntor, ajo pret Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa tri ditë më pas luan në udhëtim kundër Polonisë.
Të lidhura
None found
Suedia kryeson aktualisht Grupin B4 me 10 pikë. Zeneli ka zhvilluar 13 ndeshje me këtë përfaqësuese që nga debutimi i tij në mars të vitit të shkuar.





