Rama: Rrisim çdo ditë vaksinimin për punonjësit e fasonerive dhe ata të turizmit

Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje në Facebook, shkruan se vijon vaksinimi i punonjësve të fabrikave dhe atyre të turizmit.

Shefi i qeverisë gjithashtu shkruan se, sot do të mbërrijnë në Shqipëri 11,700 vaksina të tjera Pfizer.

“Rrisim çdo ditë vaksinimin AntiCovid për punonjësit e fabrikave me material porositësi dhe ata në industrinë e turizmit.

Sot presim 11,700 vaksina të tjera Pfizer”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 14:51