U vra nga ish-bashkëshorti para maternitetit, sot i jepet lamtumira Hamide Magashit

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në mbrëmje para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë do t’i jepet lamtumira e fundit ditën sotme.

Familja Magashi ka hapur dyert e mortit për vajzën e tyre 35-vjeçare e cila u vra  nga bashkëshorti i saj. Një situatë e tensionuar është krijuar në Kosovë ku përpos reagimeve të shumta, pozitë, opozitë dhe aktivistë, familjarë të viktimës kanë dëshmuar përpara kamerave duke rrëfyer detaje të rënda për Hamide Magashin.

35-vjeçarja ishte dje në maternitetin e Prishtinës për t’i dhënë jetë fëmijës që kishte në bark, të parin me Sokol Halilin, kur rreth orës 18:00 është qëlluar me tri plumba me armë tip pistoletë silenciator nga 31-vjeçari me 1 plumb në kokë dhe dy në gjoks pa mëshirë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme së bashku me fëmijën e saj./albeu.com


Shtuar 2.12.2022 08:35