Një ditë më parë të gjithë drejtuesit e Juventusit, përfshirë presidentin, Andrea Agnelli, dhanë dorëheqjen. Sipas Football Italia, duke cituar Il Fatto Quotidiano, vendimi i Agnellit dhe drejtorëve të tjerë ishte diktuar nga dëshira për të shmangur arrestimin.
Aktivitetet financiare të Juventusit vazhdojnë të monitorohen nga organet ligjzbatuese. Së fundmi klubit iu desh të miratonte bilancet, gjë që u monitorua nga afër nga prokuroria e Torinos. Nëse klubi bën ndryshime në këto raporte, kjo mund të nënkuptojë një pranim faji. Dhe nëse ndryshimet nuk do të bëheshin, mund të dukej si një përsëritje e krimit të pretenduar financiar. I kapur në një udhëkryq, Agnelli dhe drejtuesit e klubit vendosën të tërhiqen. /G.D albeu.com/