“Ne ndajmë dhimbjen me ju”, u ka thënë presidenti rus Vladimir Putin një grupi nënash të ushtarëve rusë që kanë luftuar, dhe disa prej të cilëve janë vrarë, në Ukrainë.
“Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali”, tha ai në fjalën e tij hyrëse, të transmetuar në mediat shtetërore ruse.
Disa nga nënat janë anëtare të lëvizjeve pro-Kremlinit dhe kritikët thonë se ata ishin zgjedhur me kujdes për takimin.
Brenda Rusisë, kundërshtimi ndaj pushtimit të tij në Ukrainë është rritur.
Në të gjithë vendin, grupet e nënave të ushtarëve në shërbim janë ankuar hapur se djemtë e tyre po dërgohen në betejë të trajnuar dobët dhe pa armë dhe veshje adekuate, veçanërisht kur fillon dimri i ftohtë.
Rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas gjeneralit më të lartë amerikan, Mark Milley.
Në një pranim të rrallë, Kremlini tha në shtator se ishin bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë.