Porti i Durrësit, Ahmetaj: Projekti është shembull

Seanca e sotme plenare në Kuvend është zhvilluar me diskutime të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Teksa mbajti fjalën e tij Arben Ahmetaj u shpreh se projekti i Portit të Durrësit është një projekt shembull.

“Ne në sy na hyn edhe një qytetar shqiptar kur fiton punë, e jo më 12 mijë. Nuk ju pëlqen investitori, a kjo është një gjë tjetër. Ky që ndërton në emër të Princit të Kurorës për qytetarët qenka i mirë të ndërtojë apartamente, por jo i mirë të ndërtojë pallate e hotele. Pastaj dilni këtu dhe thoni ky ka aq para dhe ai aq para. Në aspektin legal ekonomik dhe transparencës projekti është shembull.”, tha Ahmetaj, duke shtuar: ” Kjo është seancë jo për t’i mbushur mendjen opozitës, projekti prezantohet si formati i tij juridik. Qeveria e Shqipërisë ka 33% të projektit më madhor në historinë e Shqipërisë, në Portin e Durrësit. Ka 2 shtylla kryesore, është marrëveshja me Emiratet. Vendimi ka të bëjë me transparencën me shqiptarët dhe jo ndaj jush. Se ju do kundërshtoni çdo lloj investimi, e bëni pis deri tek vetja. Ka dinamikë zhvillimi ekonomik. Çfarë i bën porti qytetit të Durrësit, i ka zënë frymën. A ka qytet të madh bregdetar pa port? Jo. Vendimi i parë ishte spostimi i portit që ti shërbejë Ballkanit Perëndimor. Në anën ekonomike. Do kemi marina, ndoshta pas aq vitesh do jemi a s’do jemi gjallë. Kam dëgjuar, sa para ka ky e sa ka ai. Përfiton vendi, pak janë 1% e prodhimit të brendshëm. Pse pak janë 12 mijë vende pune.”


Shtuar 24.11.2022 16:33