UEFA do të ndryshojë logon e UEFA Champions League këtë vit, zbulon FootyHeadlines.
Logoja origjinale dhe tani ikonike e Ligës së Kampionëve është lëshuar në vitin 1992, kur u prezantua gara.
Ajo është ndryshuar vetëm pak në 30 vitet e fundit, dhe logo e re 2021 është gjithashtu vetëm një ndryshim i vogël vizual.
Logoja e re e Ligës së Kampionëve duket pothuajse identike me logon aktuale. Megjithatë, ekzistojnë disa ndryshime të qarta.
Pjesa e ‘League’ është më e madhe dhe pjesa e “UEFA-s” është më e trashë.
Dallim tjetër është ndryshimi i vendit të shkronjës “R” që vendoset pas Champions League. Tashmë ajo do të vendoset lart e jo poshtë siç ka qenë më parë.