Ka nisur prezantimi i kandidatëve në Primare për Bashkinë e Tiranës. Në nga kandidatët, Belind Këllici është shprehur se ka vendosur të futet në garë për shkak se është neveritur nga modeli të Erion Veliajt.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/543989387736971
“Jam i neveritur nga modeli i Erion Veliajt, prandaj jam ftuar në këtë garë. Tiranë nuk ka më nevojë për mashtrim, por për punë dhe dedikim. Tirana ka nevojë për një njeri normal që punon në ekip, jo për një superman, gjithollog. Një bashki që punon, jo një bashki ku performance e punës matet me like dhe share në rrjete sociale. Akti im i parë, nëse më votëbesoni si kandidat zyrtar, do të jetë kërkesa e transparencës që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës nga Erion Verliaj që me një firmë i ka hapur rrugës së një vjedhjeje prej 430 milionë euro me inceneratorin e Tiranës. Nëse më jepet mundësia të jem kryetar bashkie, do të paraqitem vetë personalisht para SPAK për të kallëzuar Erion Veliajn për ta çuar aty ku e ka vendin në qeli. Do të kërkoj rihapjen e çështjes së Ardit Gjoklajt dhe çështjen e ndërtimeve pa leje”, tha Këlliçi. /albeu.com