Mirush Kabashi është mjeshtri i madh i filmit dhe teatrit me shumë interpretime brilante që kanë marr duartrokitje publiku dhe kanë ndezur emocione.
Aktor i orëve të para të filmit shqiptar dhe artist i kalibrit të madh , edhe pse në pension ai vazhdojnë jetë aktiv në publik, por sa i takon jetës private gjithmonë ka ditur të ruajë një profil të ulët publik.
Por së fundmi aktori ka bërë një urim për bashkëshorten e tij. Ajo ka festuar ditëlindjen dhe në të njëjtën ditë çifti ka festuar 35 vjetorin e martesës.
“Dy gëzime në një ditë!
Ditëlindja jote: Edhe 100 vite të tjera e dashur Lola!
Dhe 35 vjetori i martesës sonë:
Jetofshim e gëzofshim së bashku… e pse jo… edhe “Martesën e Arte”(50 vjetorin)!!!”, shkruan artisti krah fotos ku i ka dhuruar një buqetë të madhe bashkëshorte së tij, Lola./albeu.com/