“Franca dhe Argjentina janë shumë të forta dhe do të shkojnë shumë larg, por ne kemi lojtarë të rëndësishëm që luajnë në skuadrat më të mëdha në botë”, kështu është shprehur Danilo për parashikimin e tij në prag të Kupës së Botës.
“Kur futemi në fushë me fanellën e kombëtares kemi gjithmonë ndjenjën se jemi ata djem që në Brazil ëndërronin të dilnin në fushë dhe të fitonin Kupën e Botës dhe më pas të përqafonin familjen me kupën në dorë. Ne e kemi këtë ndjesi, na jep një forcë që nuk mund të imagjinohet”, është shprehur anësori i Juventusit dhe i Brazilit./h.ll/albeu.com