Benfica jo vetëm që po shfaq një nivel të lartë në kampionatin portugez deri më sot por ka arritur të shkojë edhe në 1/16 e Champions League si e para në grup, përballë rivalëve si PSG dhe Juventusi.
Kjo pasi eliminoi Barcelonën edhe sezonin e kaluar dhe kishte shitur Darwin Nuuez te Liverpool në verë. Dhe në gjithë këtë është padyshim puna e madhe e trajnerit të tij, një Roger Schmidt, i cili pasi la ndjesi të mëdha në PSV Eindhoven ku shfaqi një nivel të madh, tani dëshiron t’i kthejë madhështinë skuadrës së Lisbonës.
Një futboll modern dhe tërheqës
Veteranët si Otamendi, Joao Mario dhe Rafa Silva ndajnë një ekip mrekullisht me të rinj të tjerë si Gonçalo Ramos apo Florentino Luis. Gjithashtu spanjolli Alerjandro Grimaldo po gjen një ekosistem të përsosur për grupin e tij. E gjithë kjo në një skuadër të organizuar mirë në mbrojtje dhe me gjëra të qarta në sulm.
Në futbollin e sotëm më fizik, me shumë tranzicione dhe ritëm të lartë, trajneri i skuadrës portugeze ka mundur të përditësojë skenarin e tij për të formuar një ekip shumë konkurrues. /G.D albeu.com/