I bëri thirrje të ndalonte, dhunohet polici rrugor në Vlorë, shoferi e kap me shpulla

Foto ilustruese

Një polic është goditur me shpulla nga drejtuesi i një automjeti në Vlorë i cili ishte nën efektin e pijes alkoolike.

Efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar ku i ka kërkuar drejtuesit të tij të dali nga makina ku ky i fundit nuk ka pranuar.

Më pas efektivi ka thirrur forcat shqiponja të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Në këto momente drejtuesi i automjetit ka dal nga makina dhe e ka qëlluar policinë.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjekësore në spital me plage të lehta./albeu.com


Shtuar 7.11.2022 11:24