Giroud fantastik me Milanin, rinovimi tashmë është gati

Olivier Giroud dhe Milan do të vazhdojnë së bashku për të paktën edhe 1 sezon.

Sipas “Corriere della Sera”, gjithçka është gati për rinovimin e kontratës që skadon në qershor. Sulmuesi francez do të përfitojë të njëjtat shifra edhe për sezonin tjetër, pra 3,5 milionë euro.

Giroud është një sulmues i cili ka ndihmuar shumë Milanin që nga momenti që kur ka shkelur në Milano, dhe për këtë gjë drejtuesit e klubit duan ta shpërblejnë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2022 11:25