Zjarri “përpin” banesën në Gostivar: Vdes një fëmijë, në gjendje të rëndë 35 vjeçarja

Një fëmijë ka humbur jetën dhe një grua ndodhet në rrezik për jetën si pasojë e flakëve që pushtuan një banesë në Gostivar.

Zjarrfikësit kanë nxjerrë trupin e pajetë të fëmijës, teksa kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Gostivarit 35-vjecaren.

Paraprakisht, fëmija dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit. Sipas dëshmitarëve dhe banorëve, zjarri ka shpërhtyer në mëngjes.

Njoftimet e para janë se zjarri ka shpërhyer në një dhomë të banesës ku ka qëndruar një familje prej disa anëtarësh.

 


Shtuar 16.03.2021 11:29

Tags: ,