Bashën nuk e ndal as gjoba, as COVID-19: Publikon pamjet nga mitingu i radhës (VIDEO)

Kreu demokrat Lulzim Basha edhe pse është gjobitur lidhur me mitingun e fundit në Kavajë, duket se nuk ka ndërmend që të heqë dorë. Edhe pse shifrat e vdekjeve nga COVID-19 rriten përditë, Basha ka bërë bashkë njerëzit ditën e sotme, duke thyer sërish rregullat.

Ai ka publikuar një video ku duken militantët dhe mbështetësit e Bashës, që valëvitin flamujt e PD ndërsa brohorosin: Basha, Basha!

Mitingu mësohet se ka ndodhur në qytetin  e Sshkodrës.

 

Shtuar 16.03.2021 11:03