EMRI/ Humb jetën pedagogu duke mbledhur ullinj

Pas 65-vjeçarit në Vlorë, duke mbledhur ullinj ka humbur jetën dhe një qytetar në Sarandë. Ai është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për Gëzim Redhi, pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.10.2022 13:21