Aksident me tre të lënduar në aksin Elbasan-Librazhd

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, pranë xhamisë së Naxhareshës.

Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve, të cilët janë transportuar në spital, por bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i dhënies së përparësisë nga shoferi i një automjeti tip Golf.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com