Nora Istrefi ishte e ftuar mbrëmë në “Më lër të flas”, ku gjatë intervistës me binjakët Veshaj, foli për ndarjen me Robertin dhe sesi e morën vendimin për këtë. E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.
“Shhh, boll tani. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”, tha Nora.
Ndërkohë Roberti bën të papriturën. Rikthehet me ish të dashurën me të cilën u ndanë vetëm pak javë më parë.
Por një postim i fundit i Robertit në rrjetet sociale, po i bën lëmsh të gjithë.
Moderatori ka publikuar një foto i kapur dorë për dore me një grua misterioze të cilës nuk preferon t’ja bëjë të ditur identitetitn, duke mos i bërë as ‘tag.’ Megjithatë ajo që merr më shumë vëmendje është mbishkrimi: “L-eft & R-ight forever (Majtas dhe Djathtas gjithmonë).”
Roberti, me sa duket jo pa qëllim, gërmat “L” dhe “R”, i ka lënë të veçuara nga të tjerat, dhe i ka shkruar në kapitale. Nuk dihet nëse “L”, i referohet Lauretës, dhe kjo mbetet për t’u parë. Theksojmë se modelja është ende e distancuar nga rrjetet sociale, pasi çaktivizoi llogarinë e saj pas ndarjes nga Roberti.