Të tjera detaje dalin në skenë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Komisariatit nr 3 në Tiranë.
Viktima Laer Kurti dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Në momentin që është shoqëruar në ambientet e komisaritatit, Kuri ka filluar të shfaqë probleme shëndetësore. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë në urgjencë, por viktima ka mbërritur pa shenja jete, sipas ABC.
Bashkë me viktimën është shoqëruar edhe shoku i tij i identifikuar si Zyhdi Spahiu. Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij, por më pas është lënë i lirë.
Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia. Laer Kurti rezulton me 3 precentë penalë, vjedhje dhe drogë, ai njohët si shok i grupit të Pajtiom Serjanit./albeu.com