Nuk janë të paktë talentet shqiptarë të cilët po njihen kudo në botë për punën e tyre, ku mes tyre është edhe stilistja Dora Koka.
E ftuar në programin Breaking në Top News, Koka, e cila ka veshur vipat ndërkombëtarë, si Rihana, John Legend, Maria De Filipi, Letizia Casta, Bella dhe Gigi Hadid ka folur sesi është të punosh me emra të mëdhenj botëror.
“Mora pjesë në sfilatat e Parisit dhe Milanos ku kam punuar me modele si Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Vittoria Ceretti dhe kur shikon në pamjen e tyre që buzëqeshin dhe të falenderojnë për mua ishte një arritje. VIP-at e këtij niveli nuk kanë kapriço, më shumë kanë ato që janë të njohur më pak.”-tha Koka.
Stiliistja me origjinë shqiptare zbuloi se ka gati 23 vite që punon në markat e njohura Givenchy”, ”Armani”, “Gucci”, ”Prada” dhe “Versace”. Tashmë numëron 7 vite punë për Givenchy në Milano.