Gjykata e Beratit ka lënë në burg Sokol Tabakun, i cili masakroi me sende të forta Arjan Marinin. Autori qëlloi 40-vjeçarin në kokë me sende të forta, duke e masakruar në trup dhe në kokë. Për pasojë, Marini ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kome.
Raportohet se Arjan Marini ishte takuar me Sokol Tabaku për tu sqaruar pasi 30-vjeçari i ngacmonte vajzën. Sherri mes tyre degradoi pasi dyshohet se 30-vjeçari ka qëlluar me shkelma dhe sende të forta 40-vjeçarin. Ai e ka lënë të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak dhe është larguar nga vendngjarja.
Arjan Marini është gjetur pa ndjenja në tokë nga banorë të lagjes, që kanë njoftuar policinë. Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Beratit dhe më pas u transportua tek Trauma në Tiranë për mjekim më të specializuar.