Sindroma Restless e këmbëve është një çrregullim neurologjik që karakterizohet nga mpirja dhe dridhja e këmbëve. Kjo ndjesi është e pakontrollueshme dhe shpesh ndjehet më shumë kur lëvizni këmbët. Simptomat shfaqen më së shumti gjatë natës kur personi është i relaksuar dhe intensiteti i saj mund të rritet shumë. Nëse lëvizni këmbën që ju është mpirë, intensiteti i të dridhurave rritet më shumë. Është vlerësuar se rreth 10% e popullsisë vuan nga kjo sindromë.
Në shumicën e rasteve, shkaku i kësaj sindrome është i panjohur, por besohet të ketë një komponent gjenetik që ndikon. Disa të dhëna tregojnë se nivelet e ulëta të hekurit në tru mund të jenë përgjegjëse për këtë çrregullim. Në këto raste, ai mund të jetë i lidhur me faktorët e mëposhtëm:
Sëmundje të caktuara: si probleme me veshkat apo diabeti.
Disa medikamente mund t’i përkeqësojnë këto simptoma si barnat anti-psikotike, barnat kundër depresionit që rrisin nivelin e serotoninës etj.
Shtatëzania, veçanërisht në tremujorin e fundit.
Përdorimi i alkoolit.
Problemet me gjumin.
Si mund të trajtohet?
Kjo sindromë mund të trajtohet duke përdorur medikamente, të cilat do t’jau rekomandojë mjeku, por disa ndryshime të mënyrës së jetesës do të zvogëlojnë dhe lehtësojnë simptomat. Ja disa këshilla:
Ushqehuni shëndetshëm
Mos konsumoni alkool
Të shikojnë efektet anësore të medikamenteve
Bëni aktivitet fizik
Reduktoni stresin