Egnatia do të militojë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm, pas plot 16 vitesh mungesë.
Klubi rrogozhinas, arriti të shpallej kampion në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke siguruar një biletë për në elitën e futbollit shqiptar pas fitores në ndeshjen e fundit ndaj Besës.
Por sapo siguruan rikthimin në elitë, tashmë e gjithë vëmendja është përqendruar te stadiumi, aty ku punohet natë e ditë dhe duket se rrogozhinasit do të luajnë në shtëpi, sepse është punuar shumë deri më tani.
Presidneti Agim Demrozi dhe stafi i klubit janë duke ndjekur çdo ditë punimet, ndërsa pritet që edhe Rrogozhina të ketë një nga staidumet më modern në vend ku të luhen edhe sfida europiane.
Më poshtë edhe disa foto nga ecuria e punimeve në Rrogozhinë dhe tribuna qëdnrore që duket se po merr formë.