Defender Europe 2021: Yuri Kim shpërndan pamje nga stërvitja ushtarake në Shqipëri (VIDEO)

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim në një postim në Twitter thotë se roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm në zhvillimin e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2021”.

“DefenderEurope2021 Milestone Historik: “Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm në integrimin gjithëpërfshirës të ushtrisë në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara dhe demonstron besimin që planifikuesit e stërvitjes kanë vendosur në ushtrinë e tij”, shkruan Kim.

Më herët ambasadorja amerikane ka shpërndarë në rrjetet sociale disa momente nga stërvitja e Defender 21.

Kim shkruan se aty shihet se si anijet pompojnë karburant, duke shtuar se kjo është një nga stërvitje më të mëdha që zhvillohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Sakaq ambasadorja nënvizon se është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin.

“Shiko anijet ushtarake amerikane që pompojnë karburant nga anija në breg si pjesë e # DefenderEurope21 . Hera e parë që ushtrohet ky aktivitet kompleks logjistik në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është mirë të shohësh Aleatët dhe Partnerët të mprehin aftësitë dhe të forcojnë ndërveprimin”, shkruan Kim.

Shtuar 5.05.2021 07:05