Nasser Al-Khelaifi në telashe, sipas një hetimi të “Liveration”, gazeta franceze disponon disa dokumente që rrezikojnë të komprometojnë pozicionin e PSG.
“Nasser Al-Khelaifi, USB dhe ndalim arbitrar. Metodat e diskutueshme të Katarit për të mbrojtur sekretet e tij”, është titulli që bie në sy të gazetës.
Mbi presidentin e klubit francez ka akuza dhe prova të mundshme për veprime korruptive në caktimin e Kupës së Botës 2022. Këtë informacion e ka Tayeb B., një franko-algjerian i afërt me republikanët francezë. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua në Doha dhe u lirua vetëm pas një arrestimi të ashpër.
“Liberation” përfundon duke thënë: “Një rast që vetëm drejtësia franceze do të mund ta zgjidhë”./ h.ll/albeu.com