Një humbje të madhe ka pësuar familja Gjici pasi është ndarë nga jeta vëllai i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Klubi i Kukësit i ka shprehur ngushëllimet Gjicit për humbjen e parakohshme të vëllait të tij.
“-NGUSHËLLIM- Në emër të stafit teknik, stafit administrativ dhe futbollistëve, FK Kukësi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Presidentit të Nderit, z. Safet Gjici, administratorit të klubit, z. Lavdrim Gjici dhe të afërmve për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tyre. Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje dhe u prehtë në paqe shpirti i tij”, thuhet në postimin e bërë në Facebook.