Teksa presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizimin e pjesshëm ushtarak në Rusi, për të përballuar luftën në Ukrainë, duket se rusët nuk janë dakord me diçka të tillë.
Mijëra rusë të dëshpëruar po përpiqen të ikin nga vendi për t’iu shmangur mobilizimit të Putinit, ndërsa radhët e gjata prej kilometrash krijohen për të ikur në vendet kufitare.
Burrat në moshë për të luftuar po përpiqen t’i shmangen një thirrjeje të mundshme pasi Putini urdhëroi mobilizimin e parë të Moskës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Mobilizimi u bë për të filluar menjëherë rekrutimin e rreth 300,000 trupave për të luftuar në vijën e frontit.
Shumë fluturime u rezervuan dje në mes të panikut, ndërsa të tjera u duk se iu drejtuan taktikave drastike për të shmangur rekrutimin. Në Google u kërkua masivish: si të thyesh krahun në shtëpi, ose duke marrë avionin disa orë pas fjalimit të Putinit.
Një grua nga Tyumen në Siberi tha: “Nuk do ta lë burrin tim të shkojë. Do t’ia thyej të dyja këmbët. Detyra e tij është të rrisë fëmijët e tij.”
Autoritetet lëshuan një paralajmërim të veçantë për rekrutët e mundshëm se ata përballen me sanksione ligjore nëse vetëdëmtohen duke thyer krahët ose këmbët për të shmangur thirrjen.
Fotot dhe videot janë shfaqur gjithashtu nga aeroportet e mbushura me të rinj dhe trafiku i rënduar pranë pikave kufitare, të nxitur nga frika se vendi mund të mbyllet dhe të dërgojë më shumë civilë në luftë.
Dje, transportuesi kryesor Aeroflot tha se nuk ishte ‘ende’ duke i ndaluar të rinjtë të udhëtojnë, duke sugjeruar se kufizimet e udhëtimit mund të vendosen së shpejti. Dhe një foto dramatike e natës nga aeroporti Vnukovo në Moskë tregon burra që përpiqen të arratisen para se të pengohen./albeu.com/