Kërkesa e grupit të deputetëve, Ali Ahmeti: BDI mund të funksionoje edhe pa Ali Ahmetin, Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe të tjerët

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është prononcuar për mediat sot rreth ngjarjeve të fundit në BDI.

Bëhet fjalë për ngjarjet e ndodhura gjatë ditës së djeshme, ku një grup deputetësh dhe anëtarësh partie i kanë dërguar një letër të hapur Ali Ahmetit, me disa kërkesa specifike.

Ahmeti u përgjigj se BDI-ja është një program kombëtar, i investuar në 20 vite dhe nuk mund të zhbëhet aq kollaj dhe sipas tij, kjo parti mund të funksionojë edhe pa Ali Ahmetin, por edhe pa Musa Xhaferin, Izet Mexhitin, Blerim Bexhetin dhe anëtarët e tjerë të partisë./albeu.com/