Dimri dhe mungesa e energjisë në Ukrainë vetëm sa do të forcojnë pozitën e presidentit rus Vladimir Putin, sipas ish-këshilltarit të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe kolonelit të ushtrisë amerikane Douglas McGregor.
McGregor theksoi se Putin realisht është i hapur ndaj bashkëpunimit me perëndimin por situata aktulae me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë mund ta bëjë atë që të marrë të gjitha vendimet që ka në dorë për të përshkallëzuar konfliktin.
“Putini mund të përballojë të presë, sepse, mbani mend, një pjesë tjetër e strategjisë së Putinit, edhe pse njerëzit në Perëndim janë të bindur ndryshe, është se ai në të vërtetë dëshiron të bashkëpunojë me Perëndimin. Ai nuk e dëshiron këtë konflikt të hapur, por sigurisht që nuk ka ndërmend ta përfundojë atë kur dimri premton të forcojë pozicionin e tij më mirë se çdo veprim ushtarak që mund të ndërmarrë në këtë fazë”- tha McGregor.
Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin bëri bujë në mediat botërore kur shpalli mobilizim të pjesshëm në Rusi.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Putin u referohet njerëzve me përvojë ushtarake dhe njoftoi se do të thirren 300,000 rezervistë. Ministri rus shtoi se ata që do të ftohen do të marrin trajnim ushtarak përpara se të vendosen.