Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League pas barazimit me Aston Villan. Sot “citizens” kanë triumfuar lehtësisht në tranfertë përballë Wolves.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 1 parë më Jack Gralish, ndërsa në minutën e 16 do të dyfishtonte Erling Haaland.
Gjerat do të vështirësoheshin për vendasit pasi në minutën e 33 Collins ndëshkohet me karton të kuq dhe lë të tijët me 10 lojtarë.
Më pas ndeshja nuk do të kishte më histori, me miqtë që shënojnë edhe golin e tretë gjatë pjesës së dytë me Foden, për të vulosur rezultatin në 0-3./albeu.com