Një 21-vjeçar është dënuar me 4-vite burg për tentativë për një sulm seksual ndaj një gruaje në Itali.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në shkurtin e vitit të kaluar në Forte dei Marmi.
21-vjeçari ka tentuar të përdhunojë gruan në një rrugicë jo shumë të frekuentuar. Por në momentin e ngjarjes gruaja ka bërtitur dhe një person që ndodhej aty pranë ka dëgjuar britmat dhe ka ndërhyrë menjëherë, duke i ardhur në ndihmë gruas.
21-vjeçari ka mundur të arratiset, ndërsa gruaja ka bërë edhe denoncimin në polici. Për t’i shpëtuar drejtësisë 21-vjeçari u arratis në Shqipëri dhe më pas në Greqi, shkruajnë mediat italiane.
Pas kërkimeve nga autoritetet e huaja, ai u gjet dhe u arrestua nga policia greke në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./albeu.com/