“Krenaria kombëtare”, zbulohet konkurrentja e parë e “Dance With Me”

Të gjithë kemi qenë kuriozë se kush do të bëhej pjesë e spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan.

Por duket se tashmë emrat e pjesëmarrësve po zbulohen një nga një një.

Në faqen zyrtare të spektaklit të kërcimit është zbuluar edhe konkurrentja e parë.

E gjeni dot kush është?

Pikërisht Luiza Gega.

“Kampionia e Europes, krenaria kombetare @luizagega prezantohet zyrtarisht si konkurentja e pare ne “Dance With Me”! Good luck girl 💃🏻”, shkruhet në faqen e “Dance With Me” në Instagram.

Më herët, Luiza Gega ka folur për jetën e saj personale. Ajo ka treguar se përgatitjet e gjata për Kampionatin e Atletikës e detyruan të largohet nga familja dhe njerëzit e saj të dashur.

“Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual”, tha Luiza.

Kujtojmë se Gega ka fituar medalje ari në Kampionatin Ballkanik duke hyrë kështu edhe në historië e tij./albeu.com

Shtuar 12.09.2022 19:05