Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv si pjesë e kundërofensive të saj kundër pushtuesve rusë, tha sonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky .
Në një video-mesazh të shpërndarë në mediat sociale, Zelenksi tha: “Aktualisht, forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar dhe vënë nën kontrollin e tyre më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv”, afër kufirit me Rusinë.
Operacionet e ushtrisë ukrainase në rajonin e gjerë janë në progres të plotë , shtoi ai.
Të enjten, presidenti Zelensky pretendoi se ushtria ukrainase ka rimarrë gjithsej 1000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit./albeu.com