Një aksident i rëndë është raportuar në Greqi.
Sipas burimeve nga mediat greke, mësohet se është aksidentuar një 17-vjeçar shqiptar i cili banonte në Oropou. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.
Mësohet se 17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.
I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Por autoritetet kanë rrethuar zonën duke bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili një 30-vjeçar shqiptar që banonte në Greqi.