“Drejtësi t’i tregojë vendin”, PD: Ky është kopshti 4 miliardë lekë që Rama po ndërton te Kryeministria

Një kopsht i ri mendohet të ndërtohet në mes të Kryeministrisë.

Mbi këtë projekt ka reaguar edhe deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i cili ka ndarë një foto se si do të duket kopshti i ri.

Këlliçi thotë se ky instalacion do të kushtojë 4.32 miliardë lekë, që janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Deputeti ka bërë thirrje që drejtvsia tv veprojë por mesa duket SPAK sipas tij nuk ka guxim të hetojë Ramën.

Reagimi i plotë:

Kopshti i Edit

Edi, “pronari” i kryeministrisë, do u marrë shqiptarëve 4,3 miliardë lekë për këtë gjënë me dru që e quan instalacion. Sajon një emër për të përligjur shpërdorimin e parave.

4.3 miliardë lekë janë rreth 44 mijë ndihma ekonomike.

Po ç’i duhen Edit këto? Ai ka kopshtin e tij. Pse, rroga e pensione do i bëjë Edi këto para? Ka një mandat të tretë për të vjedhur. Drejtësi t’i tregojë vendin, nuk ka. Askush në SPAK nuk merr guximin ta hetojë.

Vetëm vota e largon Edin nga xhepat e shqiptarëve./albeu.com

 


Shtuar 31.08.2022 14:03