Nis protesta për abuzimin e 11-vjeçares në Kosovë, qytetarët “përlyejnë me gjak” muret e Ministrisë së Drejtësisë

Protesta e nisur rreth orës 12:00 në sheshin Skënderbe në Prishtinë pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 burra 3 ditë më parë është duke vijuar paqësisht.

Protestuesit të cilët mbajnë pankarta në duar me thirrje kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave ka vijuar para Ministrisë së Drejtësisë ku dhe është hedhur bojë e kuqe.

Protesta ka grumbulluar mijëra njerëz në sheshet e Prishtinës ku njëzëri kërkojnë drejtësi dhe bëjnë thirrje para institucioneve që të ndërmarrin veprime.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan të Prishtinës më 27 gusht, ku 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Fillimisht janë arrestuar 4 nga 5 autorët e dyshuar të ngjarjes ndërkohë që i pesti u dorëzua në polici pas 3 ditësh.

Shtuar 31.08.2022 13:48