Dojna Mema ndan foton e ëmbël me gjyshin: Shpresoj që djali im të ketë zemrën tënde

Dojna Mema dhe Vlashent Sata u bënë prindër pak ditë më parë. Moderatorja zbuloi se e kanë quajtur vogëlushin Nolan Sol.

Ajo falenderoi publikisht stafin e Spitalit Amerikan për përkujdesjen që treguan gjatë lindjes. Së fundmi, moderatorja ka ndarë një foto të ëmbël me gjyshin e saj.

Gjyshi shihet duke i puthur dorën Dojnës teksa ndodhet e shtrirë në shtratin e spitalit.

“Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke pasur gjithmonë për figurën e gruas”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 08:54