Ra për vdekje nga 120m lartësi teksa kapte celularin, ky është çifti italian pak para ngjarjes së rëndë

Një aksident i rëndë u shënua ditën e shtunë në në shtegun Altar Knotto në krahinën e Vicenza të Italisë. 30 vjeçari Andrea Mazzetto, ra për vdekje nga shkëmbi më shumë se 120 metra i lartë pasi humbi ekuilibrin, teksa tentonte të kapte celularin me të cilin po bënte foto.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa foto të çiftit pak para se të ndodhte dhe aksidenti i rëndë. Ai u dërgua menjëherë me hikopter drejt sptalit por plagët e marra ishin fatale për të.

Raportimet për tragjedi të ngjashme kanë qenë të shumta këtë verë, sidomos me ato të lidhura me pakujdesinë personale në foto nga vende të larta turistike./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 16:52