Nëse Qeveria e Malit të Zi i mbijeton mocionit të mosbesimit të premten, atëherë një pjesë e partive opozitare menjëherë do të iniciojnë mocion tjetër të mosbesimit për 2 shtator.
Siç raporton Vijesti prej burimeve, brenda “mazhorancës së vjetër” po diskutohet për modalitetet e daljes nga kriza dhe rindërtimin eventual të Qeverisë.
Abazoviq e ka nënshkruar një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.
Këtë nuk e ka duruar presidenti, Milo Gjukanoviç, i cili ka nisur menjëherë iniciativën për rrëzimin e tij.
Iniciativa është mbështetur nga disa parti politike, duke përfshirë edhe parti shqiptare./albeu.com