Raiola jep sinjale të tjera për të ardhmen e Haaland: Reali mund ta blejë

Erling Haaland ka vënë në garë të gjithë klubet më të mëdha evropiane, të cilat këmbëngulin që në sezonin e ardhshëm ta kenë lojtarin e Dortmund në organikë. Për norvegjezin shifrat që variojnë janë të larta dhe sigurisht përflitet për vetëm mbi 100 milionë euro.

Një nga klubet që mund ta përballojë transferimin e sulmuesit është Real Madrid, e këtë e pranon edhe agjenti i Haaland, Mino Raiola. “Reali e ka mundësinë, madje mund t’ia lejojë vetes që të shpenzojë dhe të blejë Haaland”, ishte fjalia e thënë nga Raiola dhe që ka entuziazmuar tifozët e galaktikëve.

Megjithatë, mbetet për t’u parë pasi për Haaland duket se Manchester City, por edhe Manchester United nuk do të dorëzohen lehtë. Nga ana tjetër, madrilenët janë të fokusuar edhe te Kylian Mbappe, i cili ndoshta ka pak më shumë prioritet se Haaland në sytë e drejtuesve spanjollë.


Shtuar 1.05.2021 16:22