Aksident i trefishtë në Vlorë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku janë përfshirë tre mjete. Për pasojë janë lënduar drejtuesit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin A. C., 49 vjeç është përplasur me një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. A. Drejtuesit, shtetasit A. C, dhe G. A, si dhe një pasagjere e mjetit “Ford”, shtetasja L. M, ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 14.08.2022 09:02