Me një stadium olimpik plot me tifozë Giallorossi, Roma prezantoi ekipin përpara miqësores kundër Shakhtar Donetsk.
Të gjithë lojtarët parakaluan një e nga një, duke marrë ovacione, ndërsa dallim bënë dy nënshkrimet e fundit Dybala dhe Wijnaldum.
Të fundit që hynë në fushë ishin kapiteni, Lorenzo Pellegrini dhe tekniku Jose Mourinho.
Portugezi ishte protagonist i një gjesti që nuk kaloi pa u vënë re, teksa gjatë ecjes tregonte me gisht lojtarët dhe stafin teknik./albeu.com
Jose Mourinho and pellegrini walk out to the olimpico crowd ? pic.twitter.com/mgFewuctW7
— J (@MourinhoPics) August 7, 2022