Aksidenti i rëndë me makinë, ndërron jetë aktori i njohur

Të gjithë e mbajnë mend në rolin e Theodore “TC” Calvin, piloti legjendar i helikopterit, përkrah Tom Selleck në Magnum P.I. por edhe në shumë seriale të tjera televizive si Canon, Love Boat, Sanford and Son, Kojak, Starsky dhe Hutch si dhe në Terminal Island (Ishulli i të mallkuarve).

Roger E. Mosley vdiq në moshën 83-vjeçare në Los Anxhelos pas një aksidenti me makinë në Kaliforni.

Mesazhe ngushëllimi të shumta në rrjetet sociale si nga kolegët ashtu edhe nga teleshikuesit. Shumë e kujtojnë si “heroi i parë i jetës sime” dhe i urojnë “fluturim të mbarë” për shkak të rolit të tij si TC.

Mesazhi i vajzës së tij Ch-a, e cila konfirmoi vdekjen në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për mediat ishte prekës. ‘Babai im – shkruan ajo në rrjetet sociale- na la mëngjesin e sotëm në orën 1:17. Ai ishte i rrethuar nga familja teksa largohej në paqe nga kjo botë. Mos e qaj kurrë një njeri kaq te mrekullueshëm sepse do urrente çdo të qarë qe behet ne emer te tij. Eshte koha te festojme trashegimine qe ai la për ne te gjithë. Te dua babi edhe ti me ke dashur shumë mua. E kam zemrën të copëtuar, por të forte. Do të kujdesem për nënën time, dashurinë tënde për gati 60 vjet. Më ke rritur mirë dhe ajo është në duar të mira. Mos u shqetëso’, shkruan vajza në rrjetet sociale.