Gëzim Berishës i ndryshohet masa e sigurisë, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës ndjek Kosovë-Izrael në stadium

Gëzim Berisha, ish-drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, ndoqi nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” përballjen Kosovë-Izrael. Praninë në këtë takim e bëri të ditur sot, duke shpërndarë fotografi në rrjetet sociale.

Pas publikimit të fotografive, KosovaPress iu drejtua me pyetje gjykatës përkatëse, pasi ndaj Berishës ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Në përgjigjen me shkrim, gjykata sqaroi se masa ndaj të pandehurit kishte ndryshuar.

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënëses së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, Berisha nuk është më nën arrest shtëpiak, por i nënshtrohet masës që ia ndalon afrimin ndaj viktimës.

Gashi bëri të ditur se Gjykata e Apelit të Kosovës, përmes Aktvendimit me numër PN.1DP.nr.1443/26, ka pranuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit G.B. Me këtë vendim është ndryshuar Aktvendimi me numër PPR.nr.895/26 i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale. Arresti shtëpiak prej një (1) muaji, i përcaktuar për periudhën nga 30.10.2026 deri më 29.11.2026, është zëvendësuar me ndalimin për t’iu afruar personit të caktuar.

Masën njëmujore të arrestit shtëpiak Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte caktuar Berishës më 5 nëntor, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Dhunë në familje” ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Berisha aktualisht mbetet i pezulluar nga detyra që ushtronte.


Shtuar më 14.11.2026 18:07

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetholiganbetgrandpashabet giriş