Timo Werner kthehet në “shtëpi”

Timo Werner kthehet në Red Bull Leipzig. Siç raporton Sky Sports Germany, negociatat po ecin pozitivisht dhe një marrëveshje e plotë pritet të arrihet javën e ardhshme.

Bundesliga rikuperon një nga yjet e saj të mëdhenj. Sulmuesi rikthehet për të rikuperuar nivelin e tij më të mirë.

Kujtojmë që Werner ishte një nga lojtarët që po monitorohej edhe nga Real Madridi, por duket se gjermani nuk ka ndërmend të shkojë sërish në një skuadër ku shihet si zëvendësues./albeu.com


Shtuar 7.08.2022 14:49