“Tre fëmijë nuk mi kanë dhuruar i kam lindur vetë”, Arjola Demiri u jep leksion fansave

Aktorja e njohur, Arjola Demiri është një nga personazhet e cila është mbajtur në kryefjalë të mediave rozë.

Kjo jo vetëm për forcën e gruas por edhe për kritikat që shpesh herë merr nga publiku.

Arjola shpesh herë poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Por komentuesit e akuzojnë shpeshherë se përdor fotoshop.

Aktorja ka reaguar disa herë mbi këtë temë por tashmë ajo shfaqet e revoltuar dhe zgjedh të postojë një insta-story ku ajo thotë se ka përdorur vetëm për të rregulluar ngjyrat dhe jo të ndryshojë format e turpit të saj.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop pvr tu fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë imperfekjonin tim perfekt mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam indur unë do kem stria, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

Mjaft komentuat mbi fotot e mija sikur kam zbukuruar një zombi me efekte. KAm zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesjoniste të editimit të fotove… filloni punoni diu më mirë./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 15:53